Site icon PORTALB

Dënohet me 9-muaj burg hacker-i, “vodhi” fotot e aktores së njohur

Një djalë 29-vjeçar do të vuajë tashmë dënimin prej 9 muajsh burg, pasi kishte hack-uar llogarinë online të Jennifer Lawrence. Kjo Lawrence nuk është e vetmja artiste që djali nga Chikago kishte “grabitur”. Ai kishte arritur të vidhte informacionet private dhe fotografitë online edhe të shumë personazheve të tjerë VIP, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Edward Majerczyk u shndërrua në “terrorin” e yjeve, të cilët trembeshin se të gjitha sekrete e tyre do të dilnin në shesh. 29-vjeçari përveç muajve të burgut, është i detyruar që të shlyejë edhe një gjobë prej 5700 dollarësh. Ai u deklarua fajtor vitin e kaluar pas një akuze të bërë për futje të pautorizuar në një kompjuter të mbrojtur prej të cilit kërkonte të merrte informacione.

 

Ndërkohë, vetë Lawrence e ka quajtur veprimin e tij si një “krim seksi”. “Ky nuk është një skandal. Është një krim seksi i mirëfilltë. Kjo është një shkelje seksuale. Është e neveritshme. Ligji duhet të ndryshohet, dhe ne kemi nevojë për të ndryshuar”, ka thënë aktorja për “Vanity Fair”.

Exit mobile version