Site icon PORTALB

TI: Korrupsioni është duke u përforcuar kur në pushtet janë populistët

Korrupsion, ilustrim

Korrupsion, ilustrim

Organizata joqeveritare Transparensi interneshënëll paralajmëroi se në shtetet ku ka liderë populistë, të cilët kanë ardhur në pushtet me premtimin për ndryshimin e status-kuosë dhe luftën me korrupsionin, ky problem është duke u thelluar.

TI e publikoi indeksin e percepcionit të korrupsionit për vitin 2016 në 176 shtete.

Në raport ata theksojnë se liderët populistë dhe autokratë vendosin sisteme më të korruptuara në shtetet ku kanë premtuar reforma.

Kryetari i TI, Hose Ugas i jep si shembuj Hungarinë dhe Turqinë, indekset e të cilëve janë përkeqësuar gjatë viteve të kaluara, ndërsa Argjentina shkon drejt përmirësimit pas rrëzimit të qeverisë populiste.

Sipas TI, shteti më pak i korruptuar në vitin 2016 ka qenë Danimarka dhe Zelanda e re, të cilat ndiqen nga Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia. Somalia është në fund të listës, ndërsa mbi të janë Sudani i Jugut, Koreja e Veriut dhe Siria.

Maqedonia është në pozitën e 90-të. Në indeksin për vitin 2015 shteti ka qenë në pozitën e 66, në vitin 2014 në pozitën e 64 ndërsa në vitin 2013 TI e ka radhitur në pozitën e 67.

Rezultatet për vitin 2016 zbulojnë lidhje midis korrupsionit, pabarazisë dhe populizmit. Kur politikanë tradicionalë nuk ia dalin të ballafaqohen me korrupsionin, njerëzit bëhen cinik. Ata gjithnjë e më shumë kthehen nga liderët populist të cilët premtojnë shkatërrimin e korrupsionit, por atë vetëm janë duke e thelluar, thekson Transparensi interneshënëll.

Exit mobile version