Site icon PORTALB

Jakupi dhe Kërbliçi në evropianin në Finlandë

Berat Jakupi gjatë një gare

Berat Jakupi gjatë një gare

Në muajin maj në Tampere të Finlandës do të zhvillohet kampionati evropian në karate për senior, ndërkohë që në të njëjtën do të marrin pjesë edhe dy karateistët ma të mirë shqiptar që përfaqësojnë Maqedoninë Ferat Kërbliçi dhe kampioni evropian Berat Jakupi. Për këtë të fundit ky eveniment do të jetë hera e parë që do të marrë pjesë në konkurrencë të seniorëve. 

Në gara individuale përveç tyre nga Maqedonia do të paraqiten edhe Emil Pavlov (-60kg), Dejan Crniçiq (-67kg), Simon Antiq (+84kg),  Sara Radiçevska (-50kg),  Simona Zaborska (-55kg), Natasha Stefanovska (-61kg), Monika Stefanovska (-68kg) dhe Klimentina Vojdinovska (+68kg). Në gara ekipore Maqedonia do të prezantohet me Simona Zaborskan dhe Sara Radiçevskan, si dhe Natasha dhe Monika Stefanovskan.

Exit mobile version