Site icon PORTALB

Dialogu Kosovë-Serbi, ja kur fillon takimi në Bruksel

Dialogu Kosove-Serbi, foto arkiv

Dialogu Kosove-Serbi, foto arkiv

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe kryeministri Isa Mustafa do të priten sot në takim nga shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, njofton Klan Kosova.

Takimi pritet të nisë në orën 19:00, kohë e përafërt kur Mogherini pritet të takojë edhe shefat e shtetit serb.

Këto takime ndaras me të dy palët janë kthyer në traditë, para se të ulen për të vazhduar dialogun mes dy vendeve.

Exit mobile version