Site icon PORTALB

Demirit të partisë “E Majta”, shteti ia kërkon 8.500 euro për demolimin e Zyrës së Ivanovit

Demolimi i zyres së Presidentit Ivanov, 13 prill 2016

Në Gjykatën Penale ka filluar gjykimi kundër Mariglen Demirit nga “E Majta” i cili është i dyshuar se në protestën e 13 prillit të vitit të kaluar, ka marrë pjesë në demolimin e Zyrës Nacionbale të kryetarit, Gjorge Ivanov, njofton Portalb.mk.

Shteti nga ai ka kërkuar dëmshpërblim prej 522.000 denarë ose rreth 8.500 euro. Për mbrojtjen ekspertiza është e paligjshme.

I dyshuari Demiri, në seancën e sotme u deklarua se nuk ndjehet fajtor. Sipas akuzës, ai është i dyshuar se më 13 prill të vitit të kaluar rreth orës 21 përpara Zyrës Nacionale të Ivanovit, në  afërsi të “Rekordit” në Qendër të Shkupit, ka marrë pjesë në demolimin e zyrës.

Ai ngarkohet për vepër penale “shoqërim në grupacion e cila do të kryej vepër penale”.

Avokati Sashko Dukovski e ka kontestuar ekspertizën dhe tha se është bërë në mënyrë të paligjshme.

Në seancë  është paraqitur edhe përfaqësues i Zyrës së Ivanovit, por të njëjtin pastaj e kanë larguar. Avokati ka kërkuar që të kontrollohet autorizimi që ai e ka dorëzuar deri te Gjykata. Më saktësisht, Dukovski ka kërkuar që të kontrollohet edhe sekretari gjeneral që e ka nënshkruar autorizimin në lidhje me atë se a është i autorizuar që të autorizojë persona që të përfaqësojnë Zyrën përpara Gjykatës. Seanca e radhës është caktuar për më 14 mars. /Portalb

Exit mobile version