Site icon PORTALB

Daçiq: Shqiptarët ma falsifikuan intervistën

Ivica Daçiç

Ivica Daçiç

“Prishtina dhe Beogradi lehtësisht mund të bien dakord për shkëmbimin e territoreve”, është cituar Ivica Daçiq, në portalin “Presheva jonë”. Nga ana tjetër, Daçiq thotë se deklarata ishte një trillim.

Agjencia Presheva jonë ka publikuar një intervistë që thuhet se është me Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë. Daçiq në këtë intervistë, megjithatë, është plotësisht në kundërshtim me qëndrimin e Serbisë dhe marrëveshjes së Brukselit. Sipas kësaj agjencie, Daçiq ka thënë bukvalisht se Serbia ka ranë dakord në shkëmbimin e territorit me Prishtinën dhe se Presheva me Medvegjën i përkasin Kosovës, ndërsa pjesa veriore e Kosovës i takon Serbisë, shkruan “Blic”.

“Unë kurrë nuk kam dhënë intervistë e as deklaratë për atë agjenci. Jam i shokuar”, tha Daçiq për “Blic”.

I pyetur nëse ai është keqpërdorur, Daçiq u përgjigj se po dhe tregoi arsyen e mundshme për publikimin “intervistës inekzistente”.

“Ndoshta qëllimi është që përpara rinisjes së dialogut përsëri të shkaktohet jostabilitet dhe të fajësohet Qeveria në Beograd. Përndryshe, për nevojën e një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën kam folur me vite dhe për këtë arsye nuk e di pse ata kanë nevojë të trillojnë intervista”, thotë Daçiq.

Ai shtoi se negociatorët serbë janë të përkushtuar për dialog dhe për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Exit mobile version