Site icon PORTALB

Ademi: Deputetët pagën e parë ta donojnë për të varfrit

Edmond Ademi

Edmond Ademi

Funksionari i lartë i LSDM-së, Edmond Ademi dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, i ka ftuar të gjithë deputetët e porsazgjedhur, që pagën për të cilën nuk anë punuar ta donojnë për të varfër, njofton Portalb.

“Së shpejti kalojnë 30 ditë nga konstituimi i Parlamentit. Pasi që këto 30 ditë nuk janë mbajtur seancat, të gjithë 120 deputetët, ta japin/donojnë rrogën për familjet e varfra, që ka shumë, të cilët në këto ditë të ftohta ekstreme kalojnë në periudhë të rëndë. Kjo gjithsesi nuk do ta zgjidh problemin, por besoj se pak a shumë do ta zbutë”, shkruan Ademi në profilin e tij në “Facebook”.

Exit mobile version