Site icon PORTALB

Lamtumirë përgjithmonë Jolie, Brad tani bashkëjeton me një tjetër (FOTO)

Të gjithë ata që kishin ende një fije shpresë se çifti i famshëm Angelina Jolie dhe Brad Pitt mund të riktheheshin bashkë duhet të dorëzohen. Tani, aktori ka ndërruar kapitull dhe është hedhur në krahët e një femre tjetër, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Nuk po flasim për një flirt kalimtar, por për një histori të vërtetë dashurie, me gjasë edhe një martesë e ardhshme. Sipas tabloideve amerikanë, Brad Pitt ka nisur të bashkëjetojë me aktoren Kate Hudson. Por me sa duket Brad në shtëpi nuk është njeriu që imagjinoni.

Sipas vëllait të aktores Hudson, Oliver, aktori është një bashkëjetues i tmerrshëm. “Po, ishte një ferr! Është rrëmujaxhi m*ti, pi direkt nga kutia dhe e le derën e banjës hapur teksa kryen nevojat personale. Dhe e gjitha kjo në shtëpinë time!”, ka shkruar ndër të tjera Oliver.

Exit mobile version