Forcat irakiane në tërësi e ndërmorën kontrollin mbi pjesën lindore të Mosulit, duke i dëbuar edhe nga “xhepat e fundit të prapmë” ekstremistët e SHI-së, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes të Bagdadit.
“Forcat e armatosura arritën në tërësi ta çlirojnë bregun lindor në qytetin e Mosulit”, thotë Ministria e Mbrojtjes të Bagdadit, duke theksuar se “armiqve u kanë shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe pajisje”.
Operacioni për çlirimin e Mosulit filloi në tetor të vitit të kaluar, ndërsa në të morën pjesë 100.000 pjesëtarë të forcave irakiane, luftëtarë kurdë dhe milicia shiite.
SHI e ndërmori Mosulin në vitin 2014.