Të gjithë e dimë atë periudhën e pasionit dhe romantikës me të cilën fillon çdo lidhje, por që kjo periudhë të qëndrojë edhe kur të kalojë “muaji i mjaltit”, duhet të ruhen këto 5 karakteristika.
1.Përkushtim
Të jemi të sinqertë, lidhja kërkon punë. Të dy partnerët duhet të bashkëpunojnë, e jo njëri kundër tjetrit. Nëse të dy palët janë të gatshëm ta japin gjithë energjinë e tyre në partneritet, ekziston gjasa që ajo lidhje të zgjasë.
2.Vlerësimi
Kur flasim për çiftet e lumtura, e kemi fjalën për çifte të cilat vazhdimisht e shfaqin vlerësimin që e kanë për njëri – tjetrin. Adhurimi dhe respekti i vëretetë janë gjërat bazë. Kjo është praktikë e cila kërkon mund të vazhdueshëm.
3.Dhembshuri
Ndjeshmëria është veçanërisht e rëndësishme kur është fjala për emocionet personale. Çiftet e lumtura në mënyrë aktive punojnë për atë që të keni kuptim të ndërsjelltë në nivelin emocional.
4.Tërheqje seksuale
Me kalimin e kohës tek shumë çifte kjo gjë fillon të zbehet. Lajmi i mirë është se kimia sa shkon e shtohet më shumë. Sidoqoftë, është e nevojshme që të lidheni edhe fizikisht edhe emocionalisht nëse dëshironi një lidhje të suksesshme.
5.Shoqëri
Çiftet e lumtura kënaqen në çdo sekondë të kaluar bashkë. Megjithatë, këtu hyjnë edhe ditët kur bezdiseni së bashku, jo vetëm ato ditë kur ju kalon koha me aktivitete interesante. Mundohuni që çdo herë të keni kohë dhe mirëkuptim, njëlloj sikur edhe për shoqërinë.