Site icon PORTALB

SHBA: Në Senat votohet për sekretarin e shtetit dhe drejtorin e CIA-s

John McCain

John McCain

Senati i Shteteve të Bashkuara sot pritet të votoj për të nominuarit e presidentit amerikan, Donald Trump, për sekretar shteti dhe për drejtor të agjencisë CIA, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Votimi i paraparë për sot bëhet në kohën kur dy senatorë të njohur republikanë, John McCain dhe Lindsey Graham, kanë deklaruar se do ta mbështesin të nominuarin për sekretar të shtetit, Rex Tillerson, përkundër lidhjeve të tij të afërta me presidentin e Rusisë, Vlaidmir Putin.

Senatorët McCain dhe Graham në deklaratën e përbashkët, thanë se megjithqë “ata ende kanë shqetësime” për marrëveshjet e zotit Tillerson me Rusinë dhe Putinin, ata “besojnë se ai mund të jetë avokat i fuqishëm i interesave të Shteteve të Bashkuara”.

Sot në Senat pritet edhe votimi për drejtorin e agjencisë CIA, ndërsa kandidat është anëtari i Kongresit, Mike Pompeo, republikan nga Kanzasi.

Exit mobile version