Site icon PORTALB

Maqedoni, nxënësit kthehen në bankat shkollore

Ilustrim

Rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 nxënës të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot kthehen  në bankat shkollore për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017.

Pushimi dimëror përfundoi dje me dy ditë mësim shtesë (18 dhe 20 janar), sipas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të shmanget rreziku nga përhapja e gripit.

Nga e hëna e ardhshme më 30 janar, do të fillojë testimi ekstern i 18.600 maturantëve, i cili do të zgjasë deri më 3 shkurt 2017

Exit mobile version