Në një pjesë malore kanadeze është ndërtuar kasolla “Majkro Kebin”, e cila ka sipërfaqe prej vetëm 10 metra katror.
Kasolla pjesë e studios “Larok Elder Arhitekts” paraqet vend të përkryer për pushim, mendim dhe aktivitete kreative, larg zhurmës së botës moderne.
Kasolla ëahtë e lidhur me sistemin elektrodistributiv dhe ndriçimi i vetëm në të është natyra, ndfërsa për ngrohje shfrytëzon koftor me dru.
Kasolla është ndërtuar nga druri i errët me çka ajo është në kontrast të tërësishëm me rrethimin e saj gjatë muajve dimëror.
Për shfrytëzim maksimal të tërë hapësirës së kasollës, hapësira për fjetje është vendosur mbi pjesën për qëndrim ditor.
Edhe pse e vogël, kjo kasollë ofron gjithçka që është e domosdoshme për mbrojtje nga moti i ftohtë, shiu, dëbora dhe era dhe për kënaqësi në ambient të ngrohtë dhe qetësi.