Site icon PORTALB

RDM kërkon transport publik falas për shkupjanët

Maja Moraçanin

Transport falas publik për shkupjanët kërkoi sot zëdhënësja e Partisë për ripërtëritje demokratike të Maqedonisë, Maja Moraçanin.

“Shkupjanët po rrezikohen gjithnjë e më shumë për shkak të ajrit të ndotur. Thonë se ajri dhe grimcat e dëmshme në të u pengojnë shumë dhe i mbajnë të mbyllur në shtëpi, posaçërisht fëmijët,  si dhe se po e përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të tyre. Për këtë shkak kërkojnë masa urgjente. Shkupi edhe më tej numërohet në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë, sipas masës së grimcave të dëmshme PM 2.5 dhe PM 10, “- theksoi Moraçanin.

Ajo më tej shtoi se transporti publik falas do të zvogëlonte shfrytëzimin e automobilave dhe me këtë edhe ajri do të ishte më pak i ndotur.

 

Exit mobile version