Site icon PORTALB

Artikull që gjykon në vend që të informojë

[Recension: SKANDALOZE: PSP-ja e amnestoi Zaevin për herë të dytë]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni publikut i prezanton një informatë se PSP-ja e ka tërhequr aktpadinë për rastin “Puç”-i, mirëpo në vend që ta transmetojë atë në mënyrë gazetareske, e spinon dhe e komenton atë.

Linku deri te artikulli origjinal: SKANDALOZE: PSP-ja e amnestoi Zaevin për herë të dytë]

Data dhe koha e publikimit: 18.01.2017

Data e recensionit: 18.01.2017

Recensuese: Аna Anastasovska

JOGAZETARIA FILLON QË NË TITULL

Vetë titulli i artikullit është jashtë standardeve gazetareske, për shkak se komenton një vendim gjyqësor të Prokurorisë speciale publike, duke e vlerësuar atë si skandaloz.

“Ashtu edhe siç pritej, Katica Janeva vazhdoi me sjelljen skandaloze dhe të turpshme, e cila nuk ka lidhje me drejtësinë dhe të drejtën dhe e tërhoqi aktpadinë për lëndën Puçi në të cilën njëri nga të paditurit është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas PSP-së, dokumenti zyrtar do të dorëzohet sot në Gjykatën Penale”.

Теza e artikullit është plasuar që në paragrafin e parë. Që në fillim, para se lexuesi ta lexojë informojë, tentohet që ai të bindet në qëndrimin paushall të tekstit, se Janeva është sjellë në mënyrë skandaloze dhe të turpshme, jashtë të drejtës dhe drejtësisë, duke e liruar Zaevin nga aktpadia për rastin “Puç”-i.

“Katica Janeva dhe PSP-ja, pasiqë paraprakisht e liruan nga paraburgimi Zoran Verushevskin, tani u nisën që ta shpëtojnë edhe Zaevin. “Specialet” sqarojnë se heqin dorë nga padia për shkak se aktpadia paska qenë në kundërshtim me dëshmitë e pretenduara të cilat i ka mbledhur prokuroria në procedurat hetimore për lëndët “Target” dhe “Kalaja”, edhe pse publiku kishte rastin që me sytë e vet të shohë se si Zaevi shantazhon me inçizimet me qëllim së të shkaktojë ndërrim të pushtetit”.

Edhe kjo pjesë është komentuese dhe është spinuar. Kundërshtohet vendimi i PSP-së pa asnjë argument juridik dhe të qëndrueshëm. Argumenti i vetëm është se ” publiku kishte rastin që me sytë e vet të shohë se si Zaevi shantazhon me inçizimet me qëllim së të shkaktojë ndërrim të pushtetit”. Çdo videoinçizim që do të lëshohet në publik nuk mund të paraqesë dëshmi të fortë për asgjë, deri sa kjo nuk dëshmohet në procedurë gjyqësore. Gazetaria nuk ka për detyrë të gjykojë dhe të dënojë, por të informojë, që nuk është bërë në këtë artikull.

PAS SPINIT, DIÇKA EDHE NGA PSP-ja

Pasi e plason spinin, teksti e paraqet qëndrimin e PSP-së.

“… Njëkohësisht bëjmë me dije se me heqjen dorë nga aktpadia në lëndën “Puç”-i nuk prejudikojmë se a është dikush fajtor apo i pafajshëm, por konsiderojmë se për konstatimin e plotë dhe të saktë të gjendjes faktike, nevojiten dëshmi plotësuese, të cilat nuk mund të sigurohen në fazën e shqyrtimit kryesor.” – thuhet në komunikatën e PSP-së, обвинителството кое се стекна со репутација на партиска испостава на СДСМ и тројански коњ во правниот систем контролиран од други центри на интерес“.

E çka nuk është e qartë në komentin e PSP-së? Në komunikatën e tyre në mënyrë decide thuhet se nevojiten dëshmi plotësuese që rasti të udhëhiqet edhe më tutje. Tani për tani ato dëshmi nuk mund të sigurohen dhe prandaj akuza tërhiqet.

Më poshtë në tekst përsëri përdoren manipulime se Zaevi pothuajse nuk është paraqitur fare në gjykatë për rastin “Puç”-i.

“Zaevi praktikisht edhe nuk u paraqit në gjykatë duke gjetur arsyeshme të ndryshme absurde dhe komike për shtyrjen e seancave gjyqësore, duke ikur nga ballafaqimi me drejtësinë”.

Kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, në seancat e fundit të caktuara për rastin “Puç”-i mori pjesë lideri i LSDM-së, ndërsa dëshmitari i vetëm i PSP-së, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nuk ishte i ftuar. Seanca e 16 shtatorit u shty për shkak se ka qenë i sëmurë një anëtar i jurisë, ndërsa seanca e 1 nëntorit u shty për shkak se dy anëtarë të jurisë nuk ka pasur certifikatë të sigurisë. Mirëpo, kjo nuk përmendet në tekst.

I gjithë teksti ka për qëllim të krijojë pasqyrë te publiku se Zoran Zaevi ka qenë fajtor për rastin “Puç”-i dhe se është amnestuar nga Katica Janeva, e cila, në vend se të udhëhiqet nga drejtësia, gjoja është udhëhequr nga relacionet e afërta politike me liderin e LSDM-së.

Exit mobile version