Site icon PORTALB

Mësoni se si të fitoni donacionin softuerik në TechSoup Balkans

Techsoup Balkans, është program për donacione softuerike ku Fondacioni Metamorfozis është organizatë partnere për shtetet në vijim:

Në programin për donacione Techsoup Balkans, ofrohet një spektër i gjerë i produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse, të cilat mund t’i fitoni falas dhe duke paguar taksë minimale administrative. Donacionet të cilat janë në dispozicion në këtë pogram janë produktet e donatorëve: Microsoft, BitDefender, Symantec, Tabelau dhe CleverReach.

  1. Për t’u furnizuar me zgjedhje softuerike përmes kësaj platforme si dhe për të fituar donacione, së pari duhet të regjistroheni përmes lidhjes në vazhdim: https://www.techsoupbalkans.org/al/user/register. Ky regjistrim është individual dhe duhet të plotësoni të dhënat personale.

Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse me status Shoqatë e qytetarëve ose fondacion që është regjistruar në Regjistrin e shoqatave dhe të lidhjeve.

  1. Pasi ta keni mbaruar regjistrimin (i cili është individual), ju lutemi plotësoni edhe regjistrimin për organizatën tuaj përmes linkut në vazhdim: https://www.techsoupbalkans.org/al/civicrm/profile/create?reset=1.

Udhëzime për plotësimin e fushave gjatë regjistrimit në platformën TechSoup Balkans:

Në qoftë se në momentin e regjistrimit të organzatës nuk i posedoni dokumentet, mund të na i dërgoni pasi të keni mbaruar me regjistrim në postën elektronike në vijim: donations@metamorphosis.org.mk ose support@techsoupbalkans.org.

Vërejtje: Të gjitha fushat e shënuara me yll janë të detyrueshme për plotësim. Gjatë plotësimit të formës për regjistrim në platformën Techsoup Balkans Ju lutemi përdorni në tastierën tuaj gjuhën angleze.

Nëse keni ndonjë pyetje për regjistrimin në platformën për të fituar donacione softuerike ose keni nevojë për konsultim në lidhje me selektimin e pakos përkatëse, ju ftojmë të kontaktoni ekipin e Fondacionit Metamorfozis në postën elektronike: donations@metamorphosis.org.mk.

Ju qëndrojmë në dispozicion për ti shikuar së bashku të gjitha nevojat dhe kërkesat tuaja dhe tu përgjigjemi atyre në kohë sa më të shpejtë.

Exit mobile version