Site icon PORTALB

Çfarë kërkon PSP e që institucionet nuk ia japin?

Katica Janeva , PSP

Katica Janeva , PSP

Refuzimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1, që PSP-së t’ia dorëzojë procesverbalin e marrëveshjes së Xvonko Kostovskit, është njëra nga obstruksionet e shumta ose mosbashkëpunimeve, me të cilat përballet kabinet i prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Më parë, Gjykata e ka refuzuar kërkesën e PSP-së që të jepet urdhër gjyqësor, në korniza të rastit “Target” për bastisje të sistemeve kompjuterike në një nga operatorët të telekomunikacionit, nuk ka dhënë urdhër për marrje të kompjuterëve të DSK-së dhe ka refuzuar që t’i deklasifikojë dokumentet për “Fortesa 2”. Në këtë rrjedhë hyjnë edhe refuzimet që t’i jepen PSP-së lëndët për rastet “Magjar Telekom” dhe “Sopot”, por edhe për refuzimin e pjesës më të madhe për paraburgim.

Kjo ka ndodhur edhe pse institucionet shtetërore kanë detyrim ligjor që të bashkëpunojnë dhe t’i ndihmojnë Prokurorisë Speciale, e cila, sipas ligjit me të cilën është rregulluar puna e saj, mes tjerash, ka të drejtë edhe t’i “shqyrtojë të gjitha dëshmitë e dokumentuara nga çfarëdolloj burimi” dhe të “marrjes së të gjitha lirive të sigurisë për kontroll të informatave të besueshme dhe informatave të cilat janë të qasshme për opinionin, njofton Portalb.mk.

“Me kërkesë me shkrim nga Prokuroria Speciale, Prokuroritë (të zakonshmet) janë të detyruara, që në afat prej 8 ditëve, që t’i dorëzojnë çfarëdolloj lënde në të cilën vepron që të vendoset se lënda a bie nën kompetenca të PSP-së, në bazë të kompetencave të saj që janë të ndara sipas ligjit”, qëndron në paragrafin 2 të nenit 11  të ligjit për PSP.

Kontinuiteti i këtillë i mosbashkëpunimit ishte i theksuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për progres të vendit, në të cilin u tha se “puna e PSP-së vazhdon në  praktikë që të pengohet dhe që të jetë vazhdimisht në shënjestër të kritikave nga Këshilli i Prokurorëve Publik dhe nga partia në pushtet (VMRO-DPMNE)”, transmeton Portalb.

“Puna e Prokurorisë Speciale nuk guxon që të obstruksionet. Në vitin që vjen, vendi duhet që të mundësojë mbështetje të plotë dhe resurse për Prokurorinë Speciale”, shtohet në Raportin e KE-së, njofton Portalb.mk.

Ja institucionet dhe obstruksionet me të cilat është përballur PSP:

Gjykatë Themelore Shkupi 1 (Gjykata Penale)

Prokuroria dhe Këshilli i Prokurorëve refuzojnë që PSP-së t’ia dorëzojnë lëndët për:

Përbërja  paraprake e Kuvendit, gjegjësisht deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë refuzuar

Exit mobile version