Site icon PORTALB

Inter ‘harron’ Messin, transferon yllin e madh nga Real Madrid (FOTO)

Futbollistët e Interit në festë

Futbollistët e Interit në festë

Inter është i vetëdijshëm për telashet në realizimin e ëndrrës së transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Andaj, klubi italian ka kthyer vëmendjen te një blerje e madhe në Real Madrid.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se “Nerazzurrët” janë të interesuar për transferimin e mesfushorit James Rodriguez, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri Stefano Pioli kërkon Jamesin për ta aktivizuar prapa qendërsulmuesit Mauro Icardi në formacionin 4-2-3-1.

Exit mobile version