Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha dielli sidomos në perëndim të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht verilindore. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës afatshkurte.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -13 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej -4 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht  me vranësira të ndryshueshme, dhe me periudha dielli. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -5 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 1 gradë.

Exit mobile version