Site icon PORTALB

Bilall Kasami takohet me ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, Kristine Altauzer

Lëvizja BESA

Lëvizja BESA

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Sekretari Gjeneral Afrim Gashi, dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi, janë takuar me ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, Kristine Altauzer.

“Në këtë takim miqësor është biseduar për akualitetin politik në vend pas zgjedhjeve paralamentare të 11 dhjetorit, me çka përfaqësuesit e BESËS kanë shprehur qëndrimin se Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar për daljen e vendit nga krizia politike, dhe kthimin në agjendën e integrimeve euro – atlantike, ndërsa Platforma “Ridefinimi” për këtë është një zgjidhje ideale politike. Takimet e këtilla miqësore dhe në frymë pozitive janë në vazhdën e intensifikimit të lidershipit të BESËS me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në vend”, njoftojnë nga Lëvizja BESA.

Exit mobile version