Site icon PORTALB

Në listën e Interpolit 22 persona nga Kosova

INTERPOL

Ilustrim

Lista prej 157 kosovarëve që kërkoheshin nga Interpoli për vepra të ndryshme penale, me kërkesë të Serbisë, është reduktuar në 22 persona.

Siç raporton RTK, derisa në listën e mëhershme figuronin emrat e krerëve më të lartë institucionalë dhe ish-komandantëve të zonave të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë të fundit emrat e tyre nuk figurojnë.

Pas ndalimit të Haradinajt në Francë, Policia e Kosovës, pas kërkesës së Qeverisë, ka kërkuar nga Interpoli t’i dijë emrat e kosovarëve që kërkohen nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë.

Në këtë listë mbetet edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Exit mobile version