Site icon PORTALB

Fjalimi emocionues i Johnny Depp, pak ditë pas divorcit falënderon fansat për mbështetjen (VIDEO)

Johnny Depp pas marrjes së çmimit “Ikona e Preferuar e Filmit”

Johnny Depp surprizoi të gjithë mbrëmjen e të mërkurës kur u shfaqë para publikut për të marrë çmimin “Ikona e Preferuar e Filmit” në ceremoninë e People’s Choice Awards, shkruan opinion.al, përcjell Portalb.mk.

Ky ishte çmimi i 14-të që aktori merrte nga ky eveniment.

Ai u ngjit në skenë dhe emocionoi publikun më fjalimin e tij.

Vetëm pak ditë pas finalizimit të divorcit me Amber Heard, ai dëshiroi të falënderonte të gjithë fansat që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Kam ardhur këtë për një arsye. Kam ardhur për ju, për njerëzit që pavarësisht momenteve të mira ose të këqia, ju keni qëndruar me mua. Faleminderit! Nuk keni ide se sa shumë unë ju vlerësoj.”- ka thënë aktori, ndërkohë që publiku brohoriste për të.

Exit mobile version