Site icon PORTALB

Mbi 30 të vdekur në hotelin italian që u godit nga orteku pas tërmeteve (FOTO)

Orteku në Itali

Mbi 30 persona janë mbytur pasi një hotel italian është goditur nga një ortek gjatë serive të tërmeteve, transmeton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Ekipet e shpëtimit ende janë duke u munduar që të arrijnë te Hoteli Rigapiano në Pescara, që është provincë në rajonin Abruzzo, i cili është goditur nga dëbora e madhe gjatë javëve të fundit.

Operacioni i kërkimit ka filluar pas goditjes së katër tërmeteve të fuqishëm që kanë goditur qendrën e Italisë.

Në mëngjesin e sotëm, mediat italiane kanë raportuar se mbi 30 njerëz kanë vdekur, që gjendeshin në këtë hotel.

Exit mobile version