Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të dëborës, në pjesët  lindore dhe jugore paradite më intensive. Shtresa e borës nga kjo valë e borës gjithkund do të rritet, vende-vende për 20 deri në 30 cm. Në perëndim të reshurat paradite gradualisht do të ndalen, ndërsa deri në fund të ditës do të përfundojnë edhe në lindje.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -6 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej -3 deri në 2 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira me borë të përkohshme. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -2 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 0.

Të premten dhe gjatë uikendit moti do të jetë stabil, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë në rënie.

Exit mobile version