Site icon PORTALB

Brdariç e fillon me humbje te Shkëndija

Pamje nga kontrolluesja Pelisteri - Shkëndija

Pamje nga kontrolluesja Pelisteri - Shkëndija

Testi i parë kontrollues i Shkëndijës përfundon me disfatë 0:2 nga Pelisteri. ‘Kuqezinjtë’ megjithë formacionin e kombinuar dominonin në teren, por pa arritur të prekin portën kundërshtare. Shkëndija kishte dy kanosjet e para me anë të Juffos, mirëpo një herë topi shkoi mbi portë, ndërsa në rastin e dytë pret portieri Pashovski. Shkëndija kontrollonte lojën dhe krijonte raste shënimi, ndërsa Pelisteri arriti të avansojë në minutën e 29-të kur Ive Triufunovsi pret një harkim në zonë dhe me kokë realizon për 1:0.

Në pjesën e dytë në lojë u inkuadruan pjesa më e madhe e futbollistëve që në vjeshtë ishin titullarë dhe Armend Alimi në minutën e 50-të solli kanosjen e parë që shkoi mbi portë. Mesfushori kumanovar në minutën e 70-të pas një aksioni të mirë goditi bukur por topi u ndal në shtyllë. Radeski në minutën e 74 nuk arrin të barazojë, ndërsa në anën tjetër pas një topi të humbur në mesfushë, Bazhe Ilijoski realizon për 0:2.
Deri në fund të ndeshjes Alimi, Vujçiç dhe Hasani tentuan portën, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar. Megjithë disfatën, kjo ndeshje i sherbeu stafit teknik për të parë formën momentale të futbollistëve, ndërsa gjithashtu për të përmbushur planin e realizimit të aktiviteteve për këtë fazë, duke ditur se para dite skuadra zhvilloi seancë të rregullt stërvitore dhe ishte e natyrshme që të ndjehet lodhje tek futbollistët.
Exit mobile version