Site icon PORTALB

Diplomati gjerman Kristian Hellbah vjen në Maqedoni

Kristian Hellbah

I dërguari i posaçëm i Ministrisë për punë të jashtme gjermane për Evropën Juglindore, Kristian Hellbah nga shkurti do të jetë në Maqedoni, njofton ambasada gjermane, transmeton Portalb.mk.

Diplomati i lartë gjerman, sipas lajmërimeve pritet të realizojë takim më liderët e partive që fituan deputetë në Parlamentin e  Maqedonisë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Cilat do të jenë porositë të cilat do ti bëjë Hellbah në Shkup për momentin janë të panjohura. Por mund të parashikohen nëse merren parasysh ngjarjet e deritanishme të Qeverisë së Gjermanisë të cilët disa herë theksonte që qeveria e re ti zbaton rekomandimet e raportit të Pribe-së dhe të përkrahet puna e Prokurorisë Speciale Publike.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve vendas, periudha kur vjen diplomati gjerman në vend krahas asaj që i jep rendësi të veçantë periudhës kur po realizohen bisedimet për qeverinë e re, takimi i tij gjithashtu tregon edhe vëmendjen që Berlini ka ndaj Maqedonisë.

Ndryshe, Qeveria e Gjermanisë nëpërmjet të dërguarit special për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johanës Hajndëll, edhe më herët ka treguar interes për Maqedoninë duke pasur takime me liderët e partive më të mëdha në vend. Të gjitha këto takime janë realizuar për të bërë ndërmjetësim liderëve partiak më qëllim që të zgjidhet kriza politike në Maqedoni.

Exit mobile version