Site icon PORTALB

Janë lëshuar 243 urdhër-arreste për anëtarë të ushtrisë turke

Ilustrim

Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër-arreste për 243 anëtarë të ushtrisë në 54 qarqe të vendit në kuadër të hetimit për grusht-shtetin në korrik të vitit të kaluar.

Të dyshuarit akuzohen në lidhje me përdorimin e aplikacionit mobil “Bajllok”.

Pohohet se aplikacioni është shfrytëzuar për komunikim mbrëmjen, kur është kryer tentativa për grusht shtet.

Autoritetet turke konsiderojnë se puçi më 15 korrik është zbatuar nga ana a e të ashtuquajturës organizatë FETO të Fetullah Gylenit, kleriku mysliman që jeton në SHBA.

Exit mobile version