Site icon PORTALB

Bora dhe mjegulla po e vështirësojnë komunikacionin në disa akse

komunikacion - dimër

Ilustrim

Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Gjavatë, si dhe aksi Mavrovë – Dibër, njofton LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të borës.

Mjegull me dukshmëri deri më 50 metra ka në Pletvar, ndërsa borë me intensitet të dobët po bie në Kriva Pallankë, Dibër, Resnjë, Gjavatë, Presekë, Zheleznec, Shtip, Saramzalino, Pavleshenci, Dellçevë, Veles, Negotinë, Kulla dhe Petrovec, ndërsa reshje të dobëta të shiut ka në udovë dhe Gjevgjeli.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Exit mobile version