Site icon PORTALB

Sot mbahet marshi kundër varfërisë

Sot mbahet marshi kundër varfërisë

Sot mbahet marshi kundër varfërisë

Në organizim të Iniciativës  “8 Shtatori” sot  duke filluar nga parlamenti drejt qeverisë do të organizohet një marsh kundër varfërisë në vend.

Ata kanë dorëzuar në Qeveri propozim masa për ballafaqimin me varfërinë në vend, mirëpo sipas tyre Qeveria ende nuk u është përgjigjur kërkesës dhe për këtë shkak fton gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e këtij marshi.

Sot duke filluar nga ora 11 e 55 para Parlamentit do të mblidhen përkrahësit e kësaj iniciative të cilët organizojnë marsh deri tek Qeveria, e më pastaj organizohet koncert në afërsi të sheshit të Maqedonisë, në qendër të Shkupit.

Exit mobile version