Site icon PORTALB

Nuk është gënjeshtër, Vesa Luma dhe Big Basta janë arrestuar (VIDEO)

Vesa Luma dhe Big Basta

Ajo është një nga këngëtaret më të ëmbla dhe bashkë me Big Bastën kanë një jetë të rregullt, të mbushur me dashuri, por ja që edhe Vesa Luma është arrestuar. Ka qenë e ftuar në emsionin e Roza Latit “Hangover” dhe megjithëse nuk pritej, as nga vetë Roza, pyetjes nëse ishte arrestuar ndonjëherë i është përgjigjur pozitivisht, shkruan Revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Ajo ka qenë me bashkëshortin Gerin, në një koncert në Mal të Zi dhe policia e atjeshme i ka pritur sa të mbaronin shfaqjen që t’i shoqëronin sërish në rajon. Ajo nuk ka saktësuar arsyen, por duhet të ketë qenë patjetër ose ndonjë problem dokumentash, ose ndonjë keqkuptim, përderisa Vesa e tregonte me aq humor dhe e quante të padrejtë atë arrestim.

Ja rrëfimi i saj.

 

Exit mobile version