Site icon PORTALB

Maqedoni, ideja e VMRO-së për “desorosoizim” u shndërrua në organizatë

SOS - Stop Soros

"Stop Soros" - Organizatë e afërt me VMRO-DPMNE-nër për luftimin e OJQ-ve

Të udhëhequr me maksimën “Mos pyet se çfarë bëri shteti për ty, por ti çfarë ke bërë për shtetin”, me iniciativë të bordit iniciues është formuar organizatë me emrin “Stop Operacionit Soros”, njofton Portalb.

Në periudhën e ardhshme, nëpërmjet kësaj organizate do të iniciohet dhe do të kontribuojë në procesin për “desorosoizim” në Republikën e Maqedonisë – ide e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Sipas njërit ndër themeluesit e kësaj organizate, Nikolla Srbov, dy vitet e fundit, populli i Maqedonisë ka qenë dëshmitarë i një shkelje të ashpër të institucioneve shtetërore dhe marrjen e sovranitetit të shtetit.

Përndryshe, partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, ditë më parë ka paralajmëruar “desorosoizimin” e Maqedonisë, pasi që sipas tij, miliarderi Xhorxh Soros, financon projekte për destabilizim të Maqedonisë. Nga ana tjetër BDI nuk është pajtuar me këtë të fundit. Duke mos iu referuar drejtpërdrejtë VMRO-së, nga BDI thonë se organet shtetërore duhet të merren me dyshimet e mundshme në aspektin e financimit të OJQ-ve dhe jo me veprimtarinë e tyre.

Exit mobile version