Site icon PORTALB

Shqiptarja shkakton panik në Torino (VIDEO)

Tentim për vetëvrasje

Tentim për vetëvrasje

Një grua shqiptare, 29 ­vjeçare ka shkaktuar panik te kalimtarët në Torino. Ajo ka tentuar të hidhet nga dritarja e një hoteli, duke mbetur për shumë kohë e zvarritur jashtë saj.

Banorë e kalimtarë të alarmuar kanë njoftuar policinë dhe forcat zjarrfikëse dhe ndërhyrja ka qenë e shpejtë.

Emri i gruas shqiptare nuk bëhet ende i ditur. Policia pas shumë negociatash ka mundur ta shpëtojë, duke e zbritur nga dritarja. Nga hetimet e para duket se shkak i veprimit të gruas kanë qenë problemet me punën.

Exit mobile version