Site icon PORTALB

Nuk tërhiqet vaksina Di-Te-Per, por ndryshon mosha e marrjes tek fëmijët

Vaksinim

Vaksinim

Në vend se në moshën 4 vje¬çare, vaksinën di-te-per do ta pranojnë fëmijët në moshën gjashtë vjeçare, me ç’rast do te kenë nj vaksinë më pak. Bëhet fjalë për rivaksinimin di-te-per, që nëse e merrnin në moshën 4 vjeçare tani me ndryshimet e reja e njëjta do të merre në moshën 6 vjeçare.

Mjekja Jovanka Kostovska sqaroi se vaksina nuk është tërhequr por është ndryshuar si rezultat i vaksinave polivalente.

“Me vendosjen e vaksinave polivalente di-te-per efektet anësore janë më të vogla. Në moshën katër vjeçare vaksina kishte më shumë efekte të padëshiruara anësore, për të cilat prindërit edhe nuk vaksinonin fëmijë, por në këtë moshë nuk do të ndodhë e njejta. Meqë në Evropë rreth 30shtete japin këtë vaksinë në moshën 6/7 vjeçare, edhe ne kemi vendosur që të bëjmë të njejën”, tha Kostovska.

Exit mobile version