Site icon PORTALB

Basha: Opozita, mesazh të qartë qeverisë për zgjedhjet

Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar në orët e pasdites se memorandumi i nënshkruar mes partive të opozitës i dërgon një përgjigje të qartë koalicionit qeverisës sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, transmeton Top Channel.

“Koalicioni opozitar, me pjesëmarrjen edhe të PBDNJ dhe AK, nënshkroi memorandumin që sanksionon se votimi dhe numërimi elektronik është kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme”, ka thënë Basha.

Ai ka theksuar se, opozita është e bashkuar dhe kauza e saj është e qartë: “vota e qytetarëve, vullneti i tyre duhet të vendosë qeverisjen e vendit”.

Basha është shprehur se, zgjedhjet e lira nuk janë thjesht kërkesë e opozitës, por kauza e të gjithë popullit dhe interes jetik për vendin.

“Ndaj ftoj të gjitha partitë politike që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme t’i bashkohen koalicionit tonë për votën e lirë. Çdo justifikim apo shmangie nga kjo çështje është kundër interesit të vendit”, ka thënë Basha.

Exit mobile version