Site icon PORTALB

Flet njeriu që ia shkaktoi humbjen e parë Realit pas 40 ndeshjeve

Jorge Sampaoli

Ecuria prej 40 ndeshjeve me radhë e Real Madridit u ndërpre në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, ku Sevilla triumfoi 2:1, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.

Për këtë fitore është shprehur i lumtur edhe trajneri argjentinas, Jorge Sampaoli, i cili tha se nuk ishte e lehtë ndaj një skuadre që nuk dinte se çfarë është humbja.

“Shpresoj se ky entuziazëm i kësaj skuadre të vazhdojë. Nuk ishte e lehtë të bënim këso paraqitje ndaj një kundërshtari që nuk kishte pësuar humbje për 40 ndeshje me radhë, por në fund morëm fitore të merituar”, deklaroi Sampaoli.

Exit mobile version