Site icon PORTALB

Maqedonasit protestojnë në Nju Jork, kërkojnë ndihmë nga Trump (FOTO)

Protesta e maqedonasve në Nju Jork

Dhjetëra maqedonas nga SHBA janë mbledhur sot para kullës se presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump në Nju Jork, të protestojnë kundër administratës së kaluar amerikane dhe ambasadës në Shkup që kanë përkrahur fondacionin e Xhorxh Soros dhe politikat destruktive, transmeton Portalb.

Arsyeja e projekteve janë USAID Maqedoni në fushën e mediave dhe zhvillimin e shoqërisë qytetare, të cilat shpeshherë i aplikon Fondacioni Xhorxh Soros ose organizatat që dalin nga ajo.

“Ne jemi këtu për ta përkrahur pavarësinë e Maqedonisë, anëtarësimin në NATO dhe integritetin territorial”, thuhet në letrën e protestuesve.

“Ju lutemi na mbroni nga Soros!”, shkruan në njërën nga parullat e protestuesve./Portalb

Exit mobile version