Linda Halimi i hyn biznesit

E mori me vrull depërtimin e saj në tregun muzikor amerikan. E derisa përmes rrjeteve sociale ka njoftuar edhe për pjesëmarrjen e saj në edicionin e sivjetmë “The Voice of USA”, këngëtarja Linda Halimi dukej shumë e bindur për rrugën artistike që kishte marrë atje.

Por, këngëtarja së fundmi po joshet edhe nga diçka tjetër. Bizneset duket se po i rrëmbejnë mendjen, sa që ajo përmes ‘Twitter’ ka treguar se shpejtë do të ketë biznesin e saj privat në vendin që zgjodhi për të jetuar.

“Përshëndetje nga Los Angeles. Sot zyrtarisht fillojmë punën në ndërtimin e butikut të ri që do ta pronësoj ku miqtë nga Evropa dhe trojet shqiptare gjithashtu do t’u bëhet e mundur që edhe ata të porosisin gjithçka online. New Business , New City … City of Angels -Los Angeles”, ka shkruar mes tjerash Linda, e cila tash e sa kohë ka vendosur që të prezantohet me emrin artistik Lindita.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button