Site icon PORTALB

Betejat në LSM nuk kanë fund

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë

Vendimi i ri nga ministri aktual për Punë dhe politikë sociale Ibrahim Ibrahimi, sipas së cilit Xhivko Mitrevski është kryetar legjitim i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, është e paligjshme, pohojnë ish ministrja për Punë dhe politikë sociale Frosina Remenski dhe katër sindikata kundër Mitrevskit, transmeton Portalb.

Darko Dimovski u.d. kryetar i LSM-së ka deklaruar se do të ankohen për vendimin në Gjykatën Administrative.

Nga ministria për Punë dhe politikë sociale thonë se vendimi i Remenskit është i paligjshëm dhe se për të njëjtën tanimë ka procedurë në Prokurorinë themelore.

Nga katër degët e sindikatave thonë se kanë marrë mbështetjen nga Konfederata sindikale e Europës dhe nga sektoret e asociacioneve sindikale.

Lexo: Një pjesë e sindikatave akuzojnë Mitrevskin: ka krijuar shtëpi kriminelësh

 

Exit mobile version