Site icon PORTALB

Biznesmenët nga Maqedonia diskutojnë për standardin Hallall

Biznesmenët nga Maqedonia diskutojnë për standardin Hallall

Ilustrim

Ministria e Ekonomisë sot organizon një takim me biznesmenë nga Republika e Maqedonisë, ku temë diskutimi do të jetë zbatimi i standardit Hallall.

Qëllimi i takimit është prezantimi i mundësive dhe rëndësisë së zbatimit të standardit Hallall në veprimtarinë e ndërmarrjeve, procesi i certifikimit, si dhe mundësitë dhe mënyra e aplikimit për subvencionimin e shpenzimeve për zbatimin dhe certifikimin nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Kompanitë “Vitalia” , “Uka Commerce” dhe “Makprogres” do të paraqesin përvojat e tyre nga zbatimi i standardit Hallall.

Exit mobile version