Nëse ke vendosur përfundimisht t’i presësh flokët këtë vit, shiko Selena Gomez për një frymëzim të vërtetë. Hung Vanngo, makeup artist-i i Selena-s, ka postuar një foto nga look-u i ri i këngëtares së njohur. Bashkë me një hashtag #secretproject (projekti sekret – të gjithë mezi po presin), ai prezantoi edhe Selena-n e re për të gjithë publikun.
Ja ku është stili i ri i Selena-s për këtë vit: modeli lob me një shkallëzim të gjatë. Prerja e re duket si një model i ҫrregullt, por njëkohësisht edhe chic. Duke i dhënë më shumë volum flokëve të saj të dendur, Selena të ҫon në stilin e vitive ’90 me ondet e mëdha dhe natyrale. Po kështu, nëse po kërkon ngjyrën me të cilën do të identifikohesh këtë vit, sërish frymëzimi është Gomez – trendy më i nxehtë i 2017-ës.
A photo posted by Hung Vanngo (@hungvanngo) on