Site icon PORTALB

Përballje e pazakontë sportive, pehlivani kundër mundësit Sumo (FOTO)

Kampioni në sportin tradicional turk, pehlivani i lyer me vaj, Rexhep Kara, dhe kampioni aktual i Azisë në mundje Sumo, Almaz Ergeshov nga Kirgistani, janë ndeshur sot në qytetit turk Ordu, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e dy kampionëve në disiplina të ndryshme të mundjes u mbajt në Ordu, në kuadër të ceremonisë së hapjes së garës kombëtare në mundje për meshkuj.

Kampioni i katërfishtë, njëherësh pronar i rripit të artë në mundjen tradicionale me vaj, mati forcat me kampionin aziatik në mundje Sumo, Almaz Ergeshov i cili peshon 190 kilogramë

Përballja e tyre përveç që ishte ndeshje e dy disiplinave të ndryshme, ishte edhe përballje e dy kulturave të ndryshme.

Përkundër faktit se bëhej fjalë për një ndeshje reviale, e njëjta kaloi në një atmosferë të tensionuar ku fitues doli Rexhep Kara.

Exit mobile version