Site icon PORTALB

Ja sa i kushtoi Chelsea-s shkarkimi i Mourinho-s

Jose Mourinho

Jose Mourinho

Shkarkimi i trajnerit Jose Mourinho në vitin 2015 i ka kushtuar Chelsea-s rreth 9.5 milionë euro dëmshpërblim, zbuloi raporti financiar i klubit londinez për sezonin 2015/2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Mourinho, i cili tani është trajner i Manchester United, u shkarkua në dhjetor të vitit 2015 për shkak të rezultateve të këqija në sezonin ku Chelsea mbronte titullin kampion i Anglisë.

“Të kaltërtit” në fund të garës në Premier Ligë fituan pozitën e dhjetë, ndërsa raporti vjetor për sezonin 2015/16 tregon humbje financiare prej 70.6 milionë paundë (rreth 80.8 milionë euro).

Humbjet përfshijnë edhe shkëputjen parakohe të kontratës së sponsorizimit me Addidas-in, që Chelsea-s i kushtoi 67 milionë paundë (rreth 76.7 milionë euro).

Klubi vendosi për të nënshkruar marrëveshje 15 vjeçare me Nice për dobi më të mëdha financiare, e cila i garanton 30 milionë paundë (rreth 34.3 milionë euro) më shumë në vit.

Exit mobile version