Site icon PORTALB

Payet është dakord për kalimin në Marseille?

Pretendohet se Dimitri Payet më parë ka rënë dakord për kalimin në klubin francez Marseille prej të cilit në vitin 2015 arriti në West Ham United, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë disa media britanike, Payet tani duhet të dakordojë detajet e kalimit me stafin menaxhues e West Ham-it që fuqishëm dëshiron që francezi edhe më tej të mbetet në ekip.

Megjithatë, mediat britanike pohojnë se tërë situatën dëshirojnë ta shfrytëzojë Chelsea, ku pretendohet se ka përgatitur 45 milionë euro për Payet. Trajneri i West Ham-it, Slaven Biliç më herët ka thënë se nuk dëshiron të heq dorë nga ky futbollist.

“Nuk do ta shesin në asnjë mënyrë”, pati theksuar trajneri kroat. Dimitri Payet deri tani ka luajtur për AS Excelsior, Nantes, Saint-Étienne, Lille, Marseille dhe West Ham United.

Exit mobile version