Site icon PORTALB

Parlamenti shpërbëhet me 4 mars

Kuvendi i RM-së

Kuvendi i RM-së

Shpërndarja e Parlamentit të Maqedonisë dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pritet të ndodhë më 4 mars. 

Lajmi bëhet i ditur nga media të cilët thirren në burime të sigurta partiake nga blloku politik maqedonas. Sipas tyre, tanimë është arritur marrëveshja për skenarin për mbajtjen e mbledhjes së fundit të kësaj përbërje, ku pritet shpërndarja e kësaj përbërje parlamentare dhe shpallja e zgjedhjeve. 

Dita e 4 marsit është afati final për shpërndarjen e Parlamentit dhe për t`i krijuar hapësirë KSHZ-së që të miratojë vendimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të zhvillohen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 

Lidhur me këto detaje është informuar edhe opozita, një pjesë e së cilës pritet të miratojë shpërbërjen e Parlamentit, duke siguruar 62 votat, që megjithatë janë të siguruara edhe nga dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. 

Exit mobile version