Site icon PORTALB

RDK-ja, ka baras vlerësuar PDSH-në dhe BDI-në, me VMRO-në

RDK-ja, ka baras vlerësuar PDSH-në dhe BDI-në, me VMRO-në

RDK-ja, ka baras vlerësuar PDSH-në dhe BDI-në, me VMRO-në

RDK-ja, vlerëson së të dy partitë shqiptare si PDSH-ja ashtu edhe BDI-ja, kanë lujtur të njëjtin rolë, ndajë kërkesave të VMRO-DPMNË-së, për ët arritur qëllimet e saja.

“Pesë vjet më parë VMRO-ja ishte në hall se dalja e votuesve do të ishte e pamjaftueshme për të arritur 50% e nevojshëm që zgjedhjet presidenciale të jenë të vlefshme. Aty pari me shpejtësi i doli në ndihmë sateliti i saj BDI-ja, që pa asnjë kushtëzim pranoi dëshirën e VMRO-së që pragu zgjedhor të ulet nga 50% në 40%”, thotë Artan Dika. 

“Por edhe kjo masë dukej disi me pikëpyetje sepse të dhënat tregonin se nga mos dalja e mjaftueshme e votuesve maqedonas, në raundin e dytë kishte mundësi të mos arrihej as pragu i ri prej 40%. Dhe kështu dalja në votime në raundin e dytë ishte 42,63 %, me një fitore bindëse të kandidatit të VMRO-së”, thotë Artan Dika. 

Sa për kuriozitet, në Komunën e Zajazit, Gjorge Ivanovi kishte fituar ndaj kundër kandidatit të tij të LSDM-së, me rezultatin e thellë 742 me 48. Këtë përmes një qëndrimi në ueb faqen e RDK-së e ka bërë të ditur nënkryetari i saj Artan Dika. Tani sateliti i VMRO-së, BDI, ka vendosur të na shesë patriotizëm me bateri. 

“Lajmet e fundit tregojnë se VMRO-së kësaj radhe do i vijë në ndihmë sateliti shqiptar numër dy, PDSH-ja. Ajo tani ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale edhe pse e din se çka do të fitoj. Megjithatë duket se roli i PDSH-së tani është roli i BDI-së pesë vite më pare”, thotë Artan Dika. 

Exit mobile version