Gjithsej 3.973 të infektuar të ri nga gripi janë regjistruar në Maqedoni prej 17 deri 23 shkurt të këtij viti, që është për 34,3 për qind më shumë nga periudha e njëjtë vitin e kaluar.
Janë evidentuar edhe dy raste të vdekjeve me vërtetim laboratorik infektim nga virusi Influenca A, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga gripi këtë sezon u rrit në shtatë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga gripi në sezonin 2013/2014 arrin 18.882 apo 37,9 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Numër më i madh i të infektuarve (2.735) është regjistruar në Shkup dhe në Kavadar (2.735).
Numri më i madh i të infektuarve(12.292) janë në grupmoshën prej 15 deri 64 vjet.