Site icon PORTALB

LD: Të drejta qytetare dhe jo geto etnike

Pavle Trajanov, LD

Pavle Trajanov

“Platforma për zgjidhje të tërësishme të çështjes shqiptare në Maqedoni hap shumë dilema dhe do të hapë pasoja afatgjate të marrëdhënieve ndëretnike, proceseve demokratike dhe zhvillimit ekonomik”, thonë nga Lidhja Demokratike, transmeton Portalb.

Sipas tyre, në vend që të avancojmë të drejtat qytetare përsëri po mbyllemi në geto etnike, që na shtyri në luftë më 2001 me pasoja të rënda.

“Historia vërteton se pa shtet të së drejtës asnjë e drejtë individuale nuk është zgjidhur, për këtë arsye na duhet platformë për unifikim dhe zhvillim i konceptit qytetar, nëpërmes së cilit do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe të drejtat kolektive” thuhet në kumtesën partiake.

Exit mobile version