Site icon PORTALB

Krasniqi: Lirimi me kusht i Haradinajt, ‘betejë’ e fituar, por jo ajo që duhej

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka shkruar në Facebook se lirimi me kusht është një “betejë” e fituar, por, jo ajo që duhet të ishte lirimi i plotë i Ramush Haradinajt, transmeton Orainfo.
Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Le t’i besojmë Drejtësisë Frënge!

Lirimi me kusht është një “betejë” e fituar, por, jo ajo që duhet të ishte – lirimi i plotë i Ramush Haradinajt.

Te shpresojmë e besojmë që drejtësia e Francës se Revolucioneve Demokratike, në kohën e duhur do ta merr vendimin e duhur, për lirimin e Ramush Haradinajt që ai t’i kthehej Kosovës dhe gjirit familjar!

Ramushi si shqiptar e luftëtar lirie as kaq nuk e ka merituar!

Le t’i besojmë Drejtësisë Frënge.

Exit mobile version