Site icon PORTALB

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë si në vitin 2012

Zgjedhjet e Serbisë

Modeli i zgjedhjeve të vitit 2012 që Serbia i kishte organizuar në Kosovë me lehtësimin e OSBE-së pritet të aplikohet edhe në zgjedhjet parlamentare që Serbia i zhvillon më 16 mars.

Burime të gazetës koha ditore bëjnë të ditur se për këtë çështje Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar konsulta dhe janë pajtuar në parim dhe finalizimi i marrëveshjes pritet së shpejti. Zyrtarë të qeverisë së Kosovës nuk e kanë mohuar e as pohuar këtë.

Për ta me rëndësi është që Serbia nuk do të organizojë zgjedhje në Kosovë dhe qytetarëve që kanë dy shtetësi tu krijohen kushte për votim.
“Serbia dhe Kosova pajtohen në pikën që serbëve me dy shtetësi tu mundësohet votimi për zgjedhjet parlamentare. Në konsultat e zhvilluara deri më tani modaliteti i zgjedhjeve të 2012-s nuk është kundërshtuar nga asnjëra palë.

Për këtë më shumë insiston Serbia. Ndërsa për Kosovën me rëndësi është që Serbia mos të organizojë zgjedhje në Kosovë dhe është e gatshme ta pranojë çfarëdo roli të OSBE-s”, ka thënë burimi.

Exit mobile version