Site icon PORTALB

Vendkalimi kufitar “Evzoni” i hapur për kamionë, “Dojrani” ende i mbyllur

Dogana - ilustrim

Organet kufitare greke në vendkalimin kufitar “Evzoni” në mëngjes nga ora 9:30 filluan t’i  lëshojnë automjetet e rënda transportuese, të cilat prisnin për hyrje në Greqi në zonën mes dy kufijve, për shkak të ndalesës për lëvizje të shkaktuar nga kushtet e këqia të motit dhe gjendjen e rrugëve, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Për momentin ende zonën ndërmjet dy kufijve gjenden rreth 70-80 automjete ngarkuese të cilat presin për hyrje në Greqi.

Nga MPB informojnë se në vendkalimin kufitar “Dojran” ende zgjat ndalesa për hyrje të automjeteve transportuese në Greqi.

Exit mobile version